Shqipëria do të paguajë borxhin Kroacisë brenda 2 vitesh
Tiranë, 13 qershor - Komisioni Parlamentar i Ekonomisë dhe Financave miratoi të mërkurën marrëveshjen ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Kroacisë.
Shqipëria do të paguajë Kroacisë brenda 2 vitesh borxhin prej 5.4 milionë dollarësh.
Komisioni Parlamentar i Ekonomisë dhe Financave miratoi të mërkurën marrëveshjen ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Kroacisë, për zgjidhjen e borxhit të Republikës së Shqipërisë kundrejt Republikës së Kroacisë.
\"Borxhi i qeverisë shqiptare ndaj Kroacisë me vlerë 5.4 milionë dollarë do të paguhet brenda dy viteve në harkun kohor të çdo 6 mujori\", deklaroi kryetari i Komisionit të Ekonomisë, Edmond Spaho.
Lidhur me shlyerjen e borxhit me vendet e ish Jugosllavisë, ka mbetur vetëm Maqedonia vendi, me të cilin pritet dhe nënshkrimi i marrëveshjes.