Shqipëria dhe Moldavia me pagat më të ulta në Europë
Tiranë, 11 qershor - Shqipëria renditet në vendin e fundit në rajon për nivelin e pagave të punonjësve dhe e parafundit në Evropë duke lënë pas vetëm Moldavinë.
Raporti i nivelit të pagave është publikuar nga Federata e Punëdhënësve Evropiane. Rumania, Bullgaria, Serbia dhe Maqedoni renditen para Shqipërisë për nivelin e pagavendërsa Shqipëria renditet e parafundit në Evropë. E fundit është Moldavia.
Paga mesatare në Shqipëri është sa 5 për qind i asaj në Danimarkë, që mban vendin e parë.