Shqipëria arriti rritje ekonomike më të mirë në rajon
Tiranë, 2 nëntor - Jane Armitage, drejtore e Bankës Botërore për Ballkanin Perëndimor, tha të enjten për mediat se "Shqipëria në vitet e fundit arriti rritje ekonomike më të mirë se rajoni".
Gjatë një takimi në ambientet e zyrës së Bankës Botërore në Tiranë me përfaqësues të medias, me rastin e përfundimit të mandatit të saj, Armitage u shpreh se rritja ekonomike në Shqipëri është e pamjaftueshme për të rritur mirëqënien sociale dhe për të ulur varfërinë.
Ka pak të ngjarë, tha ajo, "që rritja ekonomike e Shqipërisë këtë vit të jetë më shumë se 1%, ndikuar kjo nga kriza ekonomike botërore, ndërkohë që jemi optimistë të presim situatë ekonomike më të përmirësuar për vitin e ardhshëm".