16 Janar 2025

Shqipëri, viti 2013 rrit të ardhurat nga privatizimi

Tiranë, 8 mars - Viti 2012 shënoi nivelin më të lartë të të ardhurave faktike nga privatizimi për periudhën 3-vjeçare, 2010-2012, pasi të ardhurat gati u 3-fishuan nga parashikimi në fillim të vitit.

Sipas një studimi të publikuar së fundi nga "Open Data Albania", nga 300 milionë lekë të parashikuara, të ardhurat nga privatizimet arritën në 880 milionë lekë, rreth 3 herë më shumë.

Në vitet 2010 dhe 2011 u shënuan nivele relativisht të ulta nga të ardhurat e privatizimive, përkatësisht 411 milionë lekë dhe 438 milionë lekë, por gjithesi, "Open Data Albania" konsideron se janë shifra më të larta nga parashikimet e fillimviteve në buxhetet vjetore.

Në total, të ardhurat nga privatizimi për vitet 2010-2012 rezultojnë 1.737 milionë lekë. Krahasuar me vitet e mëparshme, sidomos në vitet 2000-2001 dhe 2004-2009 kur të ardhurat nga privatizmet arritën gjithsej rreth 67 miliardë lekë, të ardhurat për vitet 2010-2012 paraqiten modeste.

Arsyet lidhen me faktin se pjesa më e madhe e sektorëve strategjike janë privatizuar, ndërsa dështoi privatizimi i madh i kompanisë "Albpetrol".

Për vitin 2013 janë parashikuar 500 milionë lekë të ardhura nga procesi i privatizimit, shumë që përfshin maturi në procesin e hartimit të buxhetit, ku shpenzimet e parashikuara në buxhet dhe treguesit e borxhit të jenë brenda nivelit të të ardhurave të siguruara nga funksionimi normal i financave publike.

Administrimi dhe vlerësimi i pronës publike, rritja e numrit të objekteve me qera, dhanë të ardhura të mëdha në buxhetin e shtetit për vitin 2012, pasi për 82% të objekteve shtetërore nisi procesi i privatizimit. Krahasuar me 2011-ten të ardhurat nga procesi i privatizimit të pronave publike vjet u rritën 36% më shumë.

Edhe sivjet procesi i privatizimit po ecën mirë, thonë burime të ministrisë së Ekonomisë dhe shumë dosje janë drejt ekzekutimit. METE ka detyrë ligjore të përgatisë dosjet për privatizim, i jep vlerë pronës, duke i vendosur një çmim dysheme, i verifikon, etj. Agjencia e Shitjes së Pronave Publike, në vartësi të ministrisë së Financave, ka detyrim shitjen e pronave që merr nga METE-e duke siguruar nga ankandet vlerën më të lartë.

Plani i qeverisë përfshin rreth 500 objekte për t'u privatizuar, kryesisht nga Ministria e Mbrojtjes, Ekonomisë, Bujqësisë, Arsimit, etj, objekte që nuk i nevojiten shtetit. Realizimi i procesit të privatizimit konsiderohet me vlerë në liberalizimin e ekonomisë dhe zhvillimit të saj përmes nismave private të bisneseve.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)