20 Nëntor 2024

Shqipëri, të pasurit zbrazën llogaritë

Tiranë, 19 gusht - Të dhënat zyrtare tregojnë se sistemi bankar është përballur, në gjysmën e parë të vitit, me një fenomen të pazakontë.

Sipas Bankës së Shqipërisë, depozitat në valutë të individëve ranë nga 343, 8 miliardë lekë, që ishin në tetor të 2012-ës, në 327, 7 miliardë lekë, në fund të qershorit të këtij viti.

Rënia është mbi 160 milionë dollarë dhe ka ndodhur në vetëm një grup depozitash, ato të individëve në valutë.

Llojet e tjera të depozitave kanë vazhduar të rriten. Në dhjetë vitet e fundit, Shqipëria është përballur vetëm një herë me një situatë të tillë.

Në fund të vitit 2008, kur depozitat e individëve në valutë ranë brenda pak muajsh me rreth 300 milionë dollarë.

Por, në atë kohë, shkaku ishte paniku i përhapur nga kriza financiare, që nxiti individët të tërhiqnin kursimet e tyre.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)