05 Maj 2024

Shqipëri, të gjitha taksat pësojnë rënien më të ulët që nga 2002

Tiranë, 6 gusht - Ritmi i rritjes së të ardhurave nga tatimet dhe doganat ka arritur pikën më të ulët që prej vitit 2002, ku në atë kohë shumë shërbime mungonin (pagesat on line, QKR-ja, etj). Nga këto institucione, buxheti ka marrë vetëm 2 për qind më shumë të ardhura, aq sa është dhe niveli i inflacionit, pra, vlera e shtuar nga rritja e çmimeve.

Të dhënat zyrtare te publikuar nga Ministria e Financave, referuar Drejtorisë së Thesarit, tregojnë se të ardhurat tatimore në total, për periudhën janar-qershor 2012, ishin 146 miliardë lekë, rreth 2 për qind më shumë se viti i kaluar dhe 5.6 për qind më pak se plani, e njëjta situatë me të ardhurat nga tatimet dhe doganat, nga ku sigurohet pjesa dërrmuese e parave në buxhet.

Nga këto dy institucione buxheti i shtetit ka marrë, gjithnjë si 6-mujor, 110 miliardë lekë, gati 8 miliardë më pak se plani dhe 2 për qind më shumë se viti i kaluar, po për të njëjtën periudhë (janar-qershor 2011).

Përveç TVSH-së, të gjitha rezultojnë me humbje. Taksa e TVSH-së, më e rëndësishmja, del me rritje 1.4 për qind në raport me vitin e kaluar për periudhën si 6-mujor i parë.

Ky nivel nuk mjafton, madje nëse i llogarisim edhe rritjen e çmimeve, atëherë tregon se bizneset janë duke mbijetuar dhe jo duke tregtuar.

Kështu, me radhë, tatimi mbi fitimin rezulton me rënie të fortë, prej 22 për qind, ose 2.5 miliardë lekë më pak se viti i kaluar.

Kjo do të thotë se biznesi rezulton me humbje, të paktën 250 milionë dollarë për periudhën janar-qershor 2012.

Edhe tatimi mbi të ardhurat personale, pjesë e taksës së sheshtë, rezulton me rënie 2.1 për qind, ose 250 milionë lekë më pak.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)