15 Maj 2024

Shqipëri, Sistemi bankar e mbyll 2011-ën me sukses

Tiranë, 23 dhjetor - Sektori bankar në Shqipëri arriti të mbyllë me sukses vitin 2011. Roli i tij në mbështetjen e aktivitetit ekonomik të vendit ishte i një rëndësie të veçantë, ndërkohë që nga ana tjetër kujdes i madh është bërë për të garantuar shëndetin financiar të tij.

Kështu deklaroi Guvernatori i Bankës së Shqipërisë (BSH), Ardian Fullani, në takimin përmbyllës të vitit me Shoqatën Shqiptare të Bankave, tashmë të shndërruar në traditë të komunikimit mes sektorit bankar dhe Bankës së Shqipërisë, ku ofrohet një mundësi mjaft e mirë për të bërë një bilanc të shkurtër të rezultateve që arriti sektori bankar gjatë këtij viti si dhe për të identifikuar sfidat e industrisë bankare për vitin në vijim.

Ai ju bëri thirrje bankave për të shfrytëzuar fleksibilitetin që ka shfaqur ekonomia shqiptare ndaj krizës. Guvernatori paralajmëroi se mjedisi ekonomik edhe gjatë vitit të ardhshëm do të jetë sfidues, ndaj bankat duhet të përsosin aftësitë e tyre për të testuar qëndrueshmërinë ndaj skenarëve të rrezikut.

Guvernatori Fullani tha se vitin e ardhshëm Banka e Shqipërisë do të vazhdojë të përmirësojë kuadrin rregullator dhe praktikat mbikëqyrëse, me objektiv respektimin rigoroz nga bankat të kërkesave për kapitalizim dhe likuiditet.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)