Shqipëri, rritja ekonomike këtë vit parashikohet 4,3 për qind
Tiranë, 4 janar - Rritja e ekonomisë shqiptare për vitin 2012 parashikohet të afrohet me trendet normale të rritjes të viteve para krizës ekonomike financiare globale.
Sipas ministrit të Financave, Ridvan Bode, buxheti i vitit që vjen orientohet drejt ruajtjes së stabilitetit makroekonomik si dhe drejt mbështetjes së rritjes ekonomike.
Rritja ekonomike për vitin 2012 parashikohet të arrijë 4.3 % e Prodhimit të Brendshëm Bruto nga 3.9 % që është e pritshmja e këtij viti.
Konsolidimi i financave publike, stabilizimi i nivelit të përgjithshëm të çmimeve dhe zbutja e defiçitit tё llogarisё korrente, pёrbёjnё synimet bazё tё politikave tё koordinuara fiskale e monetare tё vendit, ka deklaruar Bode.