Shqipëri, rriten kreditë e këqija, shkojnë në 24.2 për qind
Tiranë, 8 qershor - Kreditë me probleme në fund të muajit prill ar-ritën në 24.2 për qind, nga 23.7 për qind që ishin në mars dhe brenda një viti shkalla e kredive me probleme u rrit me rreth 3.6 pikë përqindje.
Pavarësisht nga pesha e rëndë e kredive me probleme, sistemi bankar ka nivelin më të lartë të kapitalizimit në dy vitet e fundit, me 15.9 për qind, afro 4 pikë përqindje më shumë nga ç?është e detyrueshme me rregullore.
Sistemi bankar përmirësoi rezultatin e vet financiar në muajin prill dhe e mbylli katërmujorin e vitit me një fitim prej afro 1.6 miliardë lekësh, nga rreth 1.3 miliardë lekë që kishte qenë rezultati i tremujorit.
Sipas Shoqatës së Bankave këto të dhëna tregojnë për një sistem bankar që vijon të jetë fitimprurës, ndonëse fitimet këtë vit janë më të ulëta krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.