18 Nëntor 2024

Shqipëri, remitancat shënuan rënie prej 23 për qind në vitin 2013

Tiranë, 20 shkurt - Banka e Shqipërisë bën të ditur se, remitancat gjatë vitit 2013 shënuan një rënie prej 23 për qind.

Ndonëse deri tani janë bërë publike të dhënat për 9 mujorin 2013, pritshmëritë për gjithë vitin bëhen të ditura në programin afatmesëm.

Sipas BSH-së, kriza ekonomike ndikoi drejtpërdrejt në rënien e transfertave hyrëse. Ndërsa trendi rënës i dërgesave të emigrantëve parashikohet të ndihet edhe në 2014-n dhe të përmirësohet lehtë përgjatë 2015 dhe 2016.

 Në raportin e saj, Banka Qëndrore evidenton se, në terma afatgjatë, dërgesat e emigrantëve pritet të mbeten të ulëta dhe rëndësia e tyre si burim i jashtëm financimi pritet të jetë më pak i rëndësishëm.

 Për 9 mujorin 2013, të ardhurat që emigrantët dërgojnë në familjet e tyre në Shqipëri ishin në nivelet më të ulëta historike, në 345 milionë euro.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)