16 Nëntor 2024

Shqipëri, papunësia mbeti e pandryshuar

Tiranë, 10 shtator - Papunësia mbeti i pandryshuar në tremujorin e dytë të vitit duke shënuar nivelin 17.3 për qind po aq sa ishte një tremujor më parë.

Të dhënat e fundit nga anketa e punës që publikon INSTAT tregojnë se gjatë periudhës prill-qershor punësimi u rrit me ritme të dobëta, të cilat nuk kanë mundur të ulin shkallën e papunësisë.
 
Më konkretisht, sipas INSTAT, në tremujorin e dytë, punësimi u rrit me 9363 vetë. Por kjo shifër nuk ka qenë e mjaftueshme as për të akomoduar shtesën në forcën e punës përgjatë të njëjtës periudhë dhe jo më të ulë stokun ekzistues të të papunëve.

Rrjedhimisht shkalla e papunësisë mbeti e pandryshuar në 17. 3 për qind po aq sa në fund të tremujorit të parë. Ndërsa krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, papunësia është ulur me 0.4 pikë përqindje.

Sipas INSTAT, në harkun kohor të një viti numri i të punësuarve në shkallë kombëtare është rritur me 42 mijë e 600 vetë. Por edhe në këtë rast, rritja nuk ka mundur të absorbojë gjithë shtesën në forcën punëtore duke bërë që në të njëtën kohë numri i të papunëve të rritet me 4 mijë vetë.

Shqipëria ka aktualisht sipas INSTAT mbi 220 mijë të papunë një pjesë e mirë e të cilëve janë të papunë afatgjatë. Papunësia nisi të rritej veçanërisht pas tremujorit të parë të vitit 2013, dhe nga nivelet 13 për qind që ishte në atë kohë arriti deri në 18.5 për qind në fillim të vitit të kaluar. Pas këtij piku, niveli i papunësisë ka ardhur në rënie, por sërish shifra mbetet në nivelet të larta.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)