19 Nëntor 2024

Shqipëri, papunësia mbetet në 12.8 për qind

Tiranë, 3 shtator - Biznesi në Shqipëri po gjeneron gjithmonë e më pak vende të reja pune, duke dëshmuar kështu për situatën e vështirë në të cilën ndodhet.

Instituti i Statistikave publikoi të dhënat mbi tregun e punës për tremujorin e dytë të këtij viti, nga ku rezulton se shkalla e papunësisë ka mbetur e pandryshuar në 12.8 për qind në krahasim me tremujorin e parë, duke shënuar tremujorin e katërt radhazi me këtë nivel.

Ritmi i hapjes së vendeve të punës nga sektori privat mbetet shumë i ulët, në raport me vitet e mëparshme, duke reflektuar frenimet e investimeve gjatë dy viteve të fundit. 


Një shqetësim ky i ngritur vazhdimisht edhe nga Banka e Shqipërisë, e cila tkurrjen e investimeve private në ekonomi e ka shpjeguar me pasigurinë e biznesit për të ardhmen.

Bizneset po përballen me efektet e krizës në vendet fqinje, me rënien e kreditimit, por edhe me mosshlyerjen e boxheve nga qeveria. Për këtë arsye, komuniteti i biznesit i ka dorëzuar qeverisë së re një listë me kërkesë se ku duhet ndërhyrë, për të përmirësuar gjendjen.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)