Shqipëri, numri i nëpunësve civilë rritet në 20 mijë në 2014-n
Tiranë, 26 nëntor - Numri i të punësuarve në qeverinë shqiptare, që do të mbajnë statusin e nëpunësit civil do të rritet nga 6,000 në rreth 20,000 prillin e vitit tjetër, bëhet e ditur nga burimet zyrtare.
Në takimin për reformën në administratën publike, ministrja shqiptare për Inovacionin dhe Administratën Publike, Milena Harito tha se ligji i ri do të forcojë \"parimin e meritës në rekrutime si dhe përmirëson zhvillimin e karrierës brenda shërbimit civil.\"
Takimi u organizua në bashkëpunim me Delegacionin e BE-së në Tiranë. Gjatë këti eventi, ambasadori i BE-së në Tiranë, Ettore Sequi tha se administrata publike duhet të jetë e qëndrueshme, e paanshme dhe e depolitizuar, ndërsa reforma e saj ka një rol mjaft kritik në një shtet demokratik\".