18 Nëntor 2024

Shqipëri, niveli i papunësisë arriti në 15,6 për qind

Tiranë, 2 maj - Instituti i Statistikave (INSTAT) ka publikuar raportin vjetor për 2013-ën për tregun e punës në Shqipëri, ku të dhënat tregojnë se gjatë vitit, që kaloi, niveli i papunësisë arriti në 15,6 për qind, duke shënuar një rritje vjetore prej 2,2 për qind.

Sipas INSTAT, papunësia rezulton më problematike tek të rinjtë. Shkalla e papunësisë te të rinjtë e moshës 15-34 vjeç është 30,2 për qind, duke u rritur me 2,3 për qind kundrejt vitit të mëparshëm.

Gjatë 2013-ës pati një rritje të shkallës së papunësisë për personat me arsim të lartë me rreth 1,8 për qind.

Duke analizuar shkallën e papunësisë sipas nivelit arsimor, në tregun e punës në Shqipëri vihet re që shkalla e papunësisë është me e lartë për personat me arsim të lartë, me 14,7 për qind se sa për personat me arsim bazë apo 8 dhe 9-vjeçar.

Një tjetër tipar dallues i tregut shqiptar të punës është pjesa relativisht e lartë e të papunëve të dekurajuar, të moshës 15-64 vjeç, të cilët në vitin 2013 përbënin 23 për qind të të gjithë individëve ekonomikisht joaktivë, qofshin këta meshkuj apo femra.

Instituti i Statistikave konstaton se gjatë vitit, që lamë pas, krahasuar me vitin e mëparshëm, numri i të punësuarve u ul me 11,2 për qind.

Sipas të dhënave zyrtare, pothuajse 3 në 7 të punësuar me pagë punuan në një nga pesë sektorët kryesorë të ekonomisë, si ndërtimi, administrata publike, industria përpunuese, arsimi dhe tregtia me shumicë e pakicë. Punësimi është dominuar nga sektori bujqësor dhe nga ai i shërbimeve.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)