15 Maj 2024

Shqipëri: Nga sot nis deklarimi i të ardhurave personale për çdo qytetar

Tiranë, 1 janar - Qytetarët e Shqipërisë, duke filluar nga sot, do të duhet të bëjnë deklarimin e të ardhurave personale.

Deklarata individuale vjetore e të ardhurave dorëzohet në Drejtorinë Rajonale Tatimore brenda datës 30 prill 2012 për vitin fiskal 2011.

Deklarimi i të ardhurave personale është një dokument që do të shërbejë më pas për të verifikuar nivelin e taksave që qytetarët kanë paguar në raport me të ardhurat e tyre.

Në zbatim të nenit 13 të ligjit, detyrimin për dorëzimin e deklaratës individuale vjetore të të ardhurave e ka kryefamiljari dhe gruaja në deklarata të veçanta, sipas modelit të miratuar, duke plotësuar rubrikat respektive të deklaratës individuale vjetore të të ardhurave.

Nëse kryefamiljari për periudhën tatimore ka realizuar të ardhura individuale vjetore, më pak se kufiri 800 mijë lekë, ka të drejtën të përfitojë nga njohja e shpenzimeve të zbritshme.

Por nëse nuk kanë realizuar të ardhura, ata duhet të deklarohen në deklaratën e kryefamiljarit dhe atë të gruas, duke plotësuar kutitë përkatëse.

Ndërsa, nëse fëmijët realizojnë të ardhura individuale gjatë periudhës tatimore, ata duhet të deklarojnë individualisht këto të ardhura nëpërmjet plotësimit të deklaratës.

Nëse kryefamiljari realizon të ardhura vjetore mbi kufirin 800 mijë lekë, ai nuk do të përfitonte nga shpenzimet e zbritshme dhe do të tatohet me 10 për qind për pjesën mbi shumën e përcaktuar.

Ekspertë të ekonomisë kanë vlerësuar pozitivisht ndërmarrjen e një nisme të tillë ligjore. Sipas tyre, deklarimi i të ardhurave personale do t’i shërbejë formalizimit të ekonomisë, por edhe ndërgjegjësimit qytetar.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)