27 Dhjetor 2024

Shqipëri-Kosovë, prioritet energjia, turizmi, bujqësia

Tiranë, 20 shkurt - Synimi për të dalë nga tregjet nacionale dhe hyrë në ato rajonale ka drejtuar bashkëpunimin ekonomik mes Shqipërisë dhe Kosovës. Energjia, turizmi dhe bujqësia mbeten fushat prioritare me interes të ndërsjelltë.e

Në harkun kohor të dy viteve Shqipëria ka nënshkruar me Kosovën rreth 50 marrëveshje dhe memorandume bashkëpunimi ekonomik shifër kjo, që përbën numrin më të madh në krahasim me vendet e tjera të rajonit për të njëjtën periudhë kohore.

Ky intensifikim i marrëdhënieve ekonomike përbën një ecuri logjike për aspiratat e përbashkëta për zhvillim dhe integrim në BE. Kosova është vendi i parë në rajon, me të cilin Shqipëria nënshkroi në tetor 2003, Marrëveshjen e Tregëtisë së Lirë, dhe hoqi taksimin e dyfishtë. Filozofia e këtij hapi ishte që  atëhere përtej marrëdhënieve dypalëshe: “Kosova nuk është parë nga Shqipëria vetëm si një treg i ri por si një treg, që i bashkohet tregut të përbashkët rajonal,” thotë Zv. Ministrja e Jashtme Edit Harxhi, eksperte për marrëdhëniet mes dy vendeve.

Por infrastruktura tejet e varfër, mungesa e rrugëve dhe hekurudhave mes dy vendeve e bënin të vështirë aplikimin e kësaj filozofie. Marrëdhëniet tregtare mes Shqipërisë dhe Kosovës rezultonin ndër më të ultat në rajon. Sipas burimeve zyrtare nga INSTAT-i deri në mesin e vitit të kaluar, eksportet shqiptare kapnin vetëm 2 përqind të totalit të importeve të Kosovës.

Pas përfundimit të rrugës Durrës – Kukës – Morinë nisen të duken shenjat e para të rritjes së volumit të shkëmbimeve tregtare. Sot ato jane 40% më të larta. “ E veçanta në marrëdhëniet ekonomike të Shqipërisë me Kosovën është gjallërimi i tyre i dukshëm me ndërtimin  e “Rrugës së Kombit” siç quhet autostrada Durrës- Kukës- Morinë,” thotë Edit Harxhi, nënshkruese e disa Marrëveshjeve dhe Memorandumeve të Bashkëpunimit Ekonomik mes dy vendeve.

Përfundimi i rrugës Durrës- Kukës solli një ngjarje tjetër të rëndësishme në  marrdhëniet ekonomike mes dy vendeve: dhënien me koncesion Kosovës të Portit të Shëngjinit, marrëveshje që shënon të parën herë që Shqipëria jep një port me koncesion dhe të parën herë që Kosova ka dalje në det.

Energjia

Kombinimi komplementar i burimeve të energjisë elektrike në të dyja vendet, kërkesat në rritje për energji në rajon e kanë sjellë bashkëpunimin në sektorin energjitik në krye të projekteve dy palëshe. “Kosova e bazon prodhimin e energjisë elektrikre tek termocentralet, duke përdorur qymyrin apo linjitin, me të cilin ajo është shumë e pasur. Kurse Shqipëria nga burimet hidrike. Kombinimi i tyre do të sjellë një funksionim më të mirë të sistemit energjitik jo vetëm në Shqipëri dhe Kosovë por në nivel rajonal, në synimin e krijimi të një tregu energjitik rajonal,” thotë Zonja Harxhi.

Këtij qëllimi i shërben realizimi i linjës së transmetimit të energjisë Shqipëri- Kosovë, e financuar nga Banka Gjermane KfW me një shumë prej 80 milion eurosh. Përfundimi i projektit vitin e ardhshëm do të krijojë mundësi që sistemet energjitike të dy vendeve të integrohen në rrjetin energjitik rajonal.

Turizmi dhe Bujqësia 

Ve;oritë sprecifike dhe përkimi i interesave e bën bashkëpunimin edhe në këto dy sektore një prioritet për të dyja palët. \"Ekonomia e Shqipërisë si tani ashtu edhe në të ardhmen do të bazohet në bujqësi dhe turizëm. Edhe Kosova po ashtu bazohet në bujqësi. Natyrisht do të shihet në të ardhmen se çfarë do të ndodhë me Veriun e Mitrovicës, me Trepçen, thesarin e Kosovës por bujqësia mbetet për Kosovën bazë,” thotë Zv. Ministrja e Jashtme, Edit Harxhi.

Në bregdetin shqiptar tanimë kanë mbritur investitorë nga Kosova që kanë ndërtuar hotele, restorante, lokale shërbimi apo vende argëtimi. Për Shqipërinë ardhja e investitorëve në fushën e turizmit nga Kosova sjell edhe kulturën e shërbimeve., ku ata janë mjaft më përpara. ”Kanë punuar për një kohë të gjatë në Perëndim dhe kur janë kthyer kanë sjellë përvojën e Londrës, Berlinit, Bonit etj. Shqipërisë do ti duhet që nga ky vit të përmirësojë shumë shërbimet në hoteleri, restorante, ku eshte prapa,” parashikon Edit Harxhi.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)