28 Prill 2025

Shqipëri, gjysma e familjeve marrin borxh jashtë bankave

Tiranë, 7 maj - Sipas anketimeve të Bankës së Shqipërisë, në 54 për qind të rasteve, familjet huamarrëse kanë deklaruar kohët e fundit se u janë drejtuar burimeve informale si “persona fizikë” (41 për qind) dhe “hua nga dyqanet” (13 për qind) për të plotësuar nevojat e tyre për para.

Për të mbështetur vlerësimin mbi gjendjen financiare të familjeve dhe të bizneseve, Banka e Shqipërisë kryen çdo gjashtë muaj një vrojtim të posaçëm.

Vrojtimi i fundit u krye në periudhën nëntor-dhjetor 2012, duke patur në fokus zhvillimet në gjysmën e dytë të vitit.

Në totalin e familjeve të intervistuara, rreth 33 për qind pohojnë se kanë një hua të papaguar, në rritje 2 për qind krahasuar me gjashtëmujorin e kaluar.

Në 45 për qind të rasteve, familjet huamarrëse deklarojnë se e kanë siguruar huanë/huatë nga burime formale, si “banka” (39 për qind) dhe “institucione të tjera financiare jobanka” (6 për qind).

Por, më shumë se gjysma e tyre deklarojnë se u janë drejtuar burimeve. Rreth 7 për qind e tyre kanë më shumë se një hua, të marrë nga burime të ndryshme, kryesisht bankë dhe person fizik.

Qëllimet kryesore të marrjes së huasë nga familjet mbeten blerja apo riparimi i një prone të paluajtshme, në 33 për qind të rasteve; konsumi, në 32 për qind të rasteve dhe zhvillimi i biznesit në 15 për qind të rasteve.

Numri i rasteve ku deklarohet se huaja është marrë për “konsum” është rritur me 4 për qind, krahasuar me gjashtëmujorin e kaluar.

Koha për shlyerjen e stokut të huasë është kryesisht deri në 12 muaj (41 për qind e rasteve) dhe 1-3 vjet (34 për qind e rasteve). 26 për qind e familjeve huamarrëse deklarojnë përkeqësim të aftësisë së tyre paguese, kryesisht për shkak të rënies së të ardhurave.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)