19 Nëntor 2024

Shqipëri-FMN, negociata për kredi 400 mln USD

Tiranë, 15 dhjetor - Qeveria shqiptare dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar kanë rënë dakord në parim për një kredi që do të luhatet nga 300 deri në 400 milionë dollarë. 



Burime nga Ministria e Financave bëjnë të ditur se palët janë në minutat e fundit të negociatave dhe po përcaktojnë detajet e mbetura të kushteve që Qeveria duhet të përmbushë për të marrë financimin. Sipas të njëjtave burime, mësohet se marrëveshja e huasë pritet të bëhet zyrtarisht publike në ditët e para të javës së ardhshme nga përfaqësues të Ministrisë së Financave dhe përfaqësuesit e FMN-së.


Burime nga Ministria e Financave thanë se me shumë gjasa kredia do të lëvrohet në dy këste me nga 200 milionë dollarë secili në dy vitet e ardhshme dhe do të përdoret për shlyerjen e detyrimeve të prapambetura që shteti ka ndaj bizneseve. Buxheti do të diskutohet sot në Konferencën e Kryetarëve. (Shekulli)

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)