19 Nëntor 2024

Shqipëri, ekipi i FMN-së mbërrin sot në Tiranë

Tiranë, 3 dhjetor - Një ekip i Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) do të zbarkojë sot në Shqipëri.

Sipas burimeve nga Ministria e Financave e Republikës së Shqipërisë, ekipi i FMN-së do të qëndrojë për disa ditë me radhë në Tiranë, ndërsa në fokus të punës së tij do të jenë diskutimi për draft marëveshjen e bashkëpunimit me qeverinë shqiptare, si dhe konsultimi mbi paketën fiskale dhe projetkbuxhetin për vitin 2014.

Qeveria shqiptare do t'i rikthehet bashkëpunimit me Fondin Monetar Ndërkombëtar përmes një marrëveshje të re 3-vjeçare.

Burime nga Ministria e Financave në Tiranë bëjnë të ditur se është gati drafti për nënshkrimin e një marrëveshje të re trevjeçare bashkëpunimi me Fondin Monetar Ndërkombëtar.

"Ne kemi gati një draft marrëveshjeje trevjeçare me FMN-në, por kjo pritet të diskutohet edhe me zyrtarë të FMN-së", thanë burimet, pa bërë të ditur detaje të tij.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)