20 Nëntor 2024

Shqipëri, dërgesat e emigrantëve rriten me 7 për qind

Tiranë, 12 maj - Tre vjet pas rënies drastike të dërgesave nga emigrantët e Shqipërisë, serish shënohet rigjallërimi i tyre.

Në raportin e fundit të Bankës së Shqipërisë mësohet se remitancat kanë shënuar një rritje të lehtë në 3 mujorin e fundit të vitit 2012, duke dhënë një kontribut pozitiv në bilancin e pagesave.

Sipas raportit gjatë kësaj periudhe dërgesat e emigrantëve, arritën në 196 milionë euro, 7 % më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të viti të mëparshëm.

Për gjithë vitin 2012, remitancat njohën një rritje të lehtë me 1.6% dhe arritën vlerën e 676 milionë eurove.

 Këto shifra tregojnë se remitancat u rikthyen në rritje pas trekatër vitesh radhazi në rënie.

Por sipas ekspertëve kjo rritje nuk tregon përmirësimin e të ardhurave që marrin emigrantët në zonat e prekura nga kriza, kryesisht, Itali dhe Greqi, por sipas tyre, kjo rritje lidhet me një valë të kthimit të emigrantëve në Shqipëri dhe me riatdhesimin e kursimeve të tyre.

Në total, deficiti i llogarisë korrente të vendit, që mat diferencën mes flukseve valutore hyrëse dhe dalëse, për vitin 2012 u përmirësua në 1.02 miliardë euro, me ulje 13.8% krahasuar me vitin 2011.

Remitancat kanë shënuar uljen më të madhe në vitin 2011, duke arritur në 650 milionë euro. Rënia e parave që futen nga emigrantët sjell më pak konsum nga qytetarët e thjeshtë, me pak investime në ekonomi si dhe ulje të prodhimit.

Në Shqipëri niveli i dërgesave nga emigrantët ndikon në uljen e varfërisë, pasi afro 60 për qind e familjarëve jetojnë me to. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)