13 Maj 2024

Shqipëri, çmime të larta të shtëpive

Tiranë, 9 tetor - Fondi Monetar Ndërkombëtar vëren se një nga shkaqet që i mbajnë të larta çmimet e apartamenteve dhe pronave të tjera në Shqipëri, është edhe çmimi referues fiskal i vendosur nga qeveria.

Në raportin e saj të fundit për Shqipërinë, FMN kërkon që qeveria të heqë çmimet dysheme të Ministrisë së Financave dhe Tatimeve si një mënyrë që do t’i hapte rrugë rigjallërimit të tregut të ndërtimit, ndërsa do të zhbllokonte situatën me kolateralet e paekzekutuara, si dhe do të lehtësonte shqiptarët që kanë nevojë për shtëpi.

FMN thotë se qeveria duhet të lejojë “forcat e tregut të korrektojnë çmimet e banesave përmes masave të tilla si heqja e çmimeve dysheme”, si pjesë e masave për të lehtësuar krizën ekonomike në Shqipëri.

Kërkesa për shtëpi, si dhe sasia e kredive të dhëna për blerje banesash ka rënë ndjeshëm gjatë tri viteve të fundit, gjë që në teori, do të duhej të sillte edhe rënie të çmimit. Por në fakt, rënia e çmimit nuk është shfaqur ende.

Çmimet e banesave sipas vrojtimeve të Bankës së Shqipërisë, mbeten pak a shumë në të njëjtat nivele si katër vite më parë, me të vetmin ndryshim që nuk kanë pësuar rritje. Rënia është shënuar vetëm në çmimet e apartamenteve të piacës së lartë.

“Niveli në rritje i kredive të këqija është një shqetësim dhe kërkon veprime të menjëhershme. Kreditë e këqija janë përgjithësisht në tregti, ndërtim dhe manifakturë dhe janë rritur më shpejt sesa në vendet e tjera të rajonit, përgjithësisht si pasojë e ngadalësimit ekonomik, mospagesës nga qeveria të faturave të furnitorëve dhe vonesat e vazhdueshme në ekzekutimin e kolateralit”, thotë FMN-ja.

“Veprime të menjëhershme duhet të merren në këtë drejtim, përfshirë heqjen e çmimeve dysheme të rregulluara” (të përcaktuara nga qeveria), thotë më tej FMN.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)