Shqipëri, buxheti i vitit 2014 parashikohet rreth 3.6 miliard dollarë
Tiranë, 18 nëntor - Ministria e Financave e Shqipërisë është duke finalizuar projekt-buxhetin 2014, i cili vlerësohet të jetë rreth 380 miliardë lekë apo 3.6 miliardë dollarë amerikanë.
Burimet nga Ministria e Financave raportojnë se drafti pritet të analizohet nga ekspertët e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN).
Ekspertët e FMN-së kanë theksuar vazhdimisht se shifrat e buxhetit duhet të jenë realiste, në mënyrë që të mos lindi nevoja për rishikim gjatë vitit.
Sipas burimeve, fushat prioritare ku do të shkojë pjesa më e madhe e investimeve janë arsimi, shëndetësia, bujqësia dhe infrastruktura.