16 Janar 2025

Shqipëri, bien dërgesat e emigranteve

Tiranë, 16 janar - Gjatë muajve të fundit është vërejtur një ulje e mëtejshme e prurjeve valutore nga emigrantët shqiptarë drejt atdheut të tyre Shqipërisë vëren në raportin tremujor Direktorati Ekonomiko-Financiar i Komisionit Evropian.

Sipas raportit, në një periudhë njëvjeçare ulja e remitancave ka shënuar shifrën 4 për qind, duke ndjekur një tendencë në rënie që nga viti 2007 pa ndërprerje.

Në të njëjtën kohë, Komisioni Europian vë në dukje faktin që situata në tregun e punës është përkeqësuar në tremujorin e tretë të vitit 2012.

Raporti e vë theksin në rritjen e vazhdueshme të kredive të këqija, që arritën në 22.95 % në tetor, nga 22.7% në fund të tremujorit të tretë.

Ndërkohë që huadhënia bankare vazhdoi të jetë e ngadalësuar për të dhjetin muaj radhazi.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)