01 Maj 2024

Shqipëri, 70 milion euro nga emigrantët

Tiranë, 26 mars - Emigrantët po sjellin gjithnjë e më pak para për familjet dhe të afërmit e tyre. Kthesa e uljes së të ardhurave, shkaktuar nga kriza e vitit 2009, ka vijuar edhe gjatë vitit 2010.

Sikurse raporton Banka e Shqipërisë, në raportin për vitin 2010, emigrantët kanë sjellë rreth 70 milionë euro më pak në vendin e tyre, ose gati 11 për qind në krahasim me vitin 2009.

Sipas BSH-së, vlera e remitancave regjistroi një nivel rreth 690 milionë euro, nga rreth 800 milionë euro që emigrantët dërgonin në Shqipëri tre vjet më parë.

Sa i takon investimeve të huaja, shikohet një tendencë gjithnjë e më tepër rritëse.

Të dhënat e publikuara nga Banka tregojnë se investimet e huaja direkte për vitin e kaluar shënuan vlerën e 837 milionë eurove, ose 23% më shumë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)