Shqipëri, 60 për qind e të punësuarve janë meshkuj

Tiranë, 3 maj - Instituti që publikon statistikat e BE-së, Eurostat, në raportin e tij të fundit për vendet që synojnë të bëhen pjesë e këtij unioni, ka parë në detaj fenomenet që lidhen me lëvizjen demografike, punësimin apo investimin në shëndetësi.
Një fakt që Eurostat e konsideron si relativisht të dukshëm në një sërë vendesh është ajo e preferencës së kompanive për të punësuar meshkuj dhe më pak ferma.
Diferencat gjinore në punësim ishin të vogla në krahasim në vende si Kroacia apo Mali i zi, relativisht të dukshme në Islandë, Serbi, Shqipëri dhe Bosnjë-Hercegovinë dhe shumë të larta në Kosovë, thuhet në raport.
Në Shqipëri 60 për qind e të punësuarve janë meshkuj, ndërsa 40 për qind janë femra, sipas shifrave të Eurostatit në raportin e fundit për vendet që synojnë BE.