Shqipëri, 31.4 për qind e të rinjve, e papunë
Tiranë, 11 qershor - Papunësia e të rinjve të moshës 15-29 vjeç në Shqipëri në tremujorin e parë të 2015-s ishte 34.1 për qind, bëri të ditur të mërkurën Instituti Shqiptar i Statistikave (INSTAT).
Shifrat e INSTAT-it gjithashtu tregojnë që papunësia te njerëzit e moshës 15-64 vjeç ishte 17.3 për qind.
Gjatë tremujorit të parë të vitit, numri i të punësuarve të moshës 15-64 vjeç ishte 1.039.545 veta, ndërsa i të papunëve 217.647.
Rreth 63 për qind e popullsisë së moshës 15-64 vjeç është aktive në tregun e punës, domethënë të punësuar ose në kërkim të një pune.
Shkalla e punësimit për moshën 15-64 vjeç ishte 52.1 për qind.