28 Prill 2024

Shqipëri, 31 për qind e shqiptarëve me borxhe

Tiranë, 29 shtator - Shqiptarët vazhdojnë të marrin hua për të blerë banesa apo për ndërtimin e tyre ku 31 për qind e familjeve shqiptare thonë se kanë një borxh për të shlyer. Ndërsa kjo shifër është akoma më e lartë tek biznesi.

Sipas një sondazhi të kryer nga Banka e Shqipërisë, ku janë anketuar 1200 familje dhe 800 biznese në gjashtë muajt e parë të vitit qëllimi i marrjes së huasë nga bizneset është mbulimi i shpenzimeve operative.

Nga vrojtimi rezulton se, familjarët borxhet ua kanë marrë \"personave fizikë\" nga 54 për qind të huamarrësve dhe \"bankave\" në 43 për qind të të anketuarve.

Të anketuarit janë përgjigjur se qëllimi i marrjes së borxhit është blerja/riparimi i një pasurie të paluajtshme në 36 për qind të rasteve, konsumi në 27 për qind të rasteve dhe zhvillimi i biznesit për 16 për qind të të anketuarve.

Të pyetura se si e presin situatën e borxhit, rreth 32 për qind e familjeve borxhmarrëse deklarojnë përkeqësim të aftësisë së tyre paguese.

Për të përballuar vështirësitë financiare lidhur me shlyerjen e detyrimeve të borxhit, në 45 për qind të rasteve familjet ulin shpenzimet e tyre dhe vetëm në 8 për qind të rasteve kërkojnë një rinegociim të kushteve të borxhit.

Ndërkaq, 65 për qind e familjeve huamarrëse nuk presin ndryshim të aftësisë së tyre paguese. Burimet kryesore të të ardhurave për individët vazhdojnë të mbeten: Vetëpunësimi, pensioni dhe puna në sektorin privat, përkatësisht për 25 për qind, 28 për qind dhe 24 për qind të të anketuarve. 

Ndërsa 56.4 për qind e 800 bizneseve të anketuara në sondazhin e Bankës së Shqipërisë pohojnë që kanë aktualisht një hua për të paguar.

Të pyetur për mënyrën se si e financojnë veprimtarinë e tyre, 15.3 për qind e bizneseve janë përgjigjur se e bëjnë këtë përmes të ardhurave që fitojnë nga shitjet, ndërkohë që huamarrja është përdorur nga 29.3 për qind e të anketuarve për financimin e aktiviteteve.

Lidhur me qëllimin e përdorimit të huasë, 35.6 për qind e bizneseve kanë thënë se e kanë përdorur për të mbuluar shpenzimet korrente, ndërkohë që vetëm 34.1 për qind të të anketuarve janë shprehur se e kanë shfrytëzuar për investime afatgjata. 73.3 për qind e të anketuarve kanë vendosur kolateral në formën e pasurisë së paluajtshme.

Madhësia e vlerës së përgjithshme të huasë përbën rreth 50 për qind të kapitalit për 70.4 për qind të të anketuarve, ndërkohë që bizneset kanë raportuar se shpenzimi mujor (vjetor) për pagesën e huasë u zë mesatarisht 24.6 për qind të të ardhurave.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)