Shqetësimet ekonomike ulin çmimin e naftës
New York, 22 shtator - Çmimet e naftës në botë i janë afruar nivelit prej 74 dollarë për shkak të shqetësimeve nga gjendja ekonomike botërore dhe në prag të mbledhjes së sotme të bankës qendrore amerikane.
Shumica e analistëve nuk presin masa të reja për nxitjen e rritjes ekonomike.
Në bursën e New Yorkut, një fuçi naftë e papërpunuar sot u tregtua për 74.32 dollarë, respektivisht 54 cent më pak.
Rënien e mëtejme të çmimit e penguan të dhënat pozitive nga Kina, ku kërkesat për naftë janë rritur për 8.2 %.