30 Prill 2024

Shqetësime për recesion të dytë në SHBA dhe Evropë

New York, 19 gusht - Një bankë investuese amerikane thotë se Shtetet e Bashkuara dhe Evropa janë shumë pranë një recesioni të dytë për shkak të gabimeve në politikat e tyre ekonomike.

Banka e Wall Street-it, Morgan Stanley paralajmëroi të enjten se Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian janë shumë pranë një recesioni, që mund të ndodhë brenda një viti. Në përkufizim ekonomik, recesioni ndodh kur ekonomia shënon rënie për dy tremujorë resht.

Morgan Stanley thotë se udhëheqësit evropianë kanë qënë të ngadaltë dhe të paefektshëm në përgjigjen e tyre ndaj krizës së borxheve të kontinentit, ndërsa drama e fundit politike në Shtetet e Bashkuara për ngritjen e nivelit të tavanit të brxhit ka dëmtuar besimin e biznesit dhe të konsumatorëve.

Morgan Stanley e uli parashikimin për rritjen e ekonomisë amerikane për këtë vit, nga 4,2 në 3,9 përqind dhe theksoi se zhvillimi ekonomik do të tkurret edhe në 2012.

Si Evropa edhe Amerika u prekën nga recesionet në vitet 2008 dhe 2009, para se ekonomitë e tyre të fillonon mëkëmbjen e ngadaltë. Por që atëhere, Greqia, Portugalia dhe Irlanda, të zhytura në deficite buxhetore, janë detyruar të marrin paketa ndihmash.

Në Amerikë, numri i të papunëve është 14 milionë dhe bankat janë detyruar të pësojnë humbje nga kreditë e papaguara të miliona shtëpive, pronarët e të cilëve nuk i prballlonin dot pas humbjes së vendeve të punës.

Çmimet e aksioneve në Shtetet e Bashkuara dhe Evropë, shënuan sot një rënie të madhe. Indeksi i bursës gjermane, DAX, ra gati 7 përqind, kurse indeksi kryesor i bursës së Nju Jorkut, DOW, ka rënë deri tani 4 përqind. Rënia pason njoftimet e fundit ekonomike që tregojnë se inflacioni dhe pushimet nga puna po shtohen në Shtetet e Bashkuara.

Investitorët po ashtu janë të shqetësuar nga rënia e eksporteve të Japonisë dhe rënia e shitjeve me pakicë në Britani. Të dhënat e sotme, i shtohen shqetësimeve të ditëve të fundit për rritjen e ekonomisë globale të goditur tashmë nga kriza evropiane e borxheve.

Një tregues tjetër i shqetësimit të investitotëve është rritja e çmimit të arit, që ka arritur në nivele rekord. Ari është parë tradicionalisht si një vend i sigurt investitorët në momente vështirësish ekonomike.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)