Shpetimi i Greqisë është në interes të Gjermanisë
Berlin, 2 dhjetor - Shpëtimi i Greqisë është në interes të Gjermanisë, theksoi Kancelarja gjermane Angela Merkel në editorialin e të përditshmes gjermane ''Bild'', ndërkohë që deputetët gjermanë i hapën të premten dritën e gjelbër një plani të ri ndihme për Athinën.
''Të ndihmosh Greqinë është në interes të Gjermanisë sepse masat janë marrë gjithmonë duke ruajtur kryesisht të gjithë zonën euro dhe përfitojnë të gjithë vendet anëtare duke përfshirë dhe Gjermaninë'', theksoi ajo në një intervistë për të përditshmen gjermane ''Bild am Sonntag''.
"E ndjej skepticizmin e shumë bashkëqytetarëve dhe i kuptoj, sepse Greqia ka zhgënjyer shpesh partnerët në vitet e shkuara. Shumë gjëra që janë premtuar nga qeveria greke nuk janë mbajtur'', theksoi ajo.
''Por vërej më në fund tek qeveria greke një vendosmëri për riorganizmin e vendit, për t'i dhënë struktura moderne dhe Gjermania do të kontribuojë nëpërmjet këshillave dhe veprimeve të saj'', shtoi Merkel.