Shpëtimi i Eurozonës, sfida kryesore e FMN
Washington, 19 shtator - Programi për shpëtimin e eurozonës është sfida më e madhe dhe më e vështirë për FMN.
Institucioni më i madh financiar ndërkombëtar e ka cilësuar të nevojshme bashkëpunimin me autoritetet evropiane për zgjidhjen e krizës në eurozonë.
Pas muajsh kritikë në verë, ministrat e financave të BE-së po përhapin tani pak optimizëm, sepse vendimi në lidhje me vatrën e krizës Greqinë u shty.
Kryetari i vendeve të eurozonës Jean-Claude Juncker ishte me humor të mirë në takimin e ministrave të financave në kryeqytetin qipriot Nikozia.
Megjithëse ka ende shumë probleme që janë bërë kapicë, sipas interpretimit të kryeministrit luksemburgas dhe të shumë të tjerëve që angazhohen për të njëjtën çështje, ka shenja të para për shpresë në zgjidhjen e krizës në eurozonë.