06 Maj 2024

Shpëtimi i ekonomisë letonoze shëmbull për Evropën

Bruksel, 4 nëntor - Plani i shpëtimit prej 7,5 miliardë eurosh, dhënë Letonisë mes krizës ekonomike në vitin 2008, përbën për pjesën tjetër të Evropës një shembull që duhet ndjekur, theksoi sot një zyrtare e Komisionit Evropian, Gabriele Giudice.
    
Ky plan që do të marrë zyrtarisht fund më 22 dhjetor përbën një program të jashtëzakonshëm për pjesën tjetër të Evropës\'\', deklaroi Giudice pas një takimi në Riga me kryeministrin letonez, Valdis Dombrovskis.
    
Në kuadër të një shume globale prej 7,5 miliardë eurosh akorduar Letonisë nga Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe Bashkimi Evropian, Riga ka arritur të marrë vetëm 4,36 miliardë euro dhe qeveria letoneze ka bërë me dije se nuk kishte më nevojë për kredi të tjera.
    
Letonia u rithye në muajin qershor në tregun financiar duke emetuar me sukses detyrimet për 500 milionë dollarë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)