15 Nëntor 2024

Shpërdorimet e fondeve i nxorën politikanët supermilionerë

Prishtinë, 4 prill - Në emër të patriotizmit dhe përgatitjes së luftës së armatosur për liri, aktivistë të ndryshëm të lëvizjes politike kosovare në diasporë, mblodhën miliona marka dhe mjete të tjera në valutë të shteteve perëndimore për dy fondet e organizimit të luftës, fondin e 3% dhe atë \'Vendlindja thërret\', me premtimin se mbetjet e këtyre fondeve pas luftës do të shfrytëzoheshin për mëkëmbjen dhe zhvillimin e vendit, mirëpo paslufta në Kosovë dëshmoi të kundërtën.

Dhuruesit e këtyre fondeve as sot e kësaj dite, 18 vjet pas luftës, nuk e kanë të qartë se si u shpenzuan ato para, kush dhe si menaxhoi me to, sa tepruan dhe ku u investuan ato mjete.

Analistët politikë dhe ekspertët e ndryshëm kërkojnë që Prokuroria e Shtetit të mos i amnistojë përgjegjësit e këtyre dy fondeve, por të iniciojë procedurë hetimore dhe pas konstatimit të abuzimeve eventuale me ato mjete, përgjegjësit të ndëshkohen sipas ligjeve në fuqi, ngase mbledhja e fondeve ishte në emër të shtetit të Kosovës, e dhurues të mjeteve ishin shumica dërrmuese - qytetarë të Kosovës, që kafshatën e gojës e siguronin në kurbet-diasporë.

\"E tëra që duhet të ndodhë, është të zbardhet çështja e fondeve \"Vendlindja thërret\" dhe të 3%, për të cilat janë aktivë në politikë dëshmitarët kryesorë të krijimit dhe mirëmbajtjes së këtyre fondeve. Rrënjët e thella politike të kriminalizimit të politikanëve nisin nga këto fonde. Për të gjitha këto matrapazllëqe të pista, përgjegjëse duhet të jetë klasa politike\", shprehet analisti Ali Hertica

/Kosova Sot/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)