09 Nëntor 2024

Shpërblehen tatimpaguesit më të mëdhenj për vitin 2015

Prishtinë, 24 gusht - Në prezencë të kryeministrit të Kosovës Isa Mustafa dhe ministrit të Financave  Avdullah Hoti, Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë në bashkëpunim me Odën Ekonomike të Kosovës, Administratën Tatimore të Kosovës (ATK) dhe Doganën e Kosovës organizoi ceremoninë e shpërblimit të tatimpaguesve më të mëdhenj dhe më të rregullt.

Ky aktivitet synon njohjen publike të kompanive që konsiderohen të jenë kontribuuesit më të mëdhenj të buxhetit të vendit, por edhe ngritjen e vazhdueshme të vetëdijes së komunitetit të biznesit për detyrimet e tyre ndaj shtetit.

Bizneset janë përzgjedhur sipas qarkullimit vjetor, 100.000 -1 milionë euro; 1 milionë -5 milionë euro dhe mbi 5 milionë euro, duke përshirë edhe bizneset e reja, biznese këto të cilat nuk kanë kundërvajtje doganore apo tatimore.

Kryeministri i Republikës së Kosovës  Isa Mustafa theksoj se reformat fiskale janë implementuar me qëllim të krijimit të kushteve më të mira të të bërit biznes, duke u mundësuar kështu bizneseve të jenë konkurrente edhe në tregun e BE-së, i cili është njëkohësisht edhe qëllimi themelor.

Ministri i Financave Avdullah Hoti tha se ministria do të vazhdojë të implementoj reforma fiskale, duke përfshirë edhe kërkesën e vazhdueshme të Odës Amerikane për pushimet tatimore.

Drejtori Ekzekutiv i Odës Amerikane në Kosovë Arian Zeka theksoj se kjo ceremoni ka për qëllim mirënjohjen jo vetëm për tatimpagues të mëdhenj, por edhe për tatimpagues të rregullt e që i shërbejnë buxhetit të vendit.

Përfaqësuesi i Odës Ekonomike të Kosovës Hivzi Dragidella tha se kryerja e obligimeve ndaj shtetit është kusht për një ekonomi të fuqishme të vendit.

Drejtori i ATK-së Sakip Imeri theksoj se administrata parasheh aktivitete të reja në mënyrë të lehtësimit të zbatimit të ligjit dhe luftimit të ekonomisë joformale, duke përfshirë edhe ofrimin e shërbimeve të veçanta për tatimpaguesit e mëdhenj.

Drejtori i Doganës Lulzim Rafuna vlerësoi se komunikimi dhe transparenca e bizneseve ndaj Doganës dhe anasjelltas, kanë ndikuar në zvogëlimin e ankesave karshi Doganës si dhe në rritjen e të hyrave.

Tatimpaguesit e vitit 2015 në bazë të kategorisë së bizneseve me qarkullim mbi 5 milionë euro janë: Cacttus Sh.A, Coca-Cola Hellenic Bottling Company-Kosovo, Kid Zone Kosova Sh.P.K, Ndërmarrja Tregtare Fortesa, Scan Color-Jysk Sh.P.K.

Bizneset e shpërblyera sipas qarkullimit 1-5 milion euro janë: Alma Sh.P.K, Deloitte Kosova, Laguna Sh.P.K., N.T.P Arena Engineering, Studio Moderna Kosovë Sh.P.K.

Kategoria e bizneseve me qarkullim 100,000- 1 milionë euro janë: Fox Marble Kosova Sh.P.K., Grant Thornton L.L.C., Mirevski-Kosovo D.O.O., N.N.P. Tekno-Konstrukt, Tiki Sh.P.K, ndërsa kategoria e bizneseve të reja janë: Addo Group L.L.C., Defacto Retail KS L.L.C. dhe Drena Sh.P.K.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)