28 Dhjetor 2024

Shpenzimet për strehim dhe banim barrë e rëndë për 53 % të ekonomive familjare

Prishtinë 14 gusht - Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar Rezultatet e Anketës mbi të Ardhurat dhe Kushtet e Jetesës (e njohur si EU-SILC) në Kosovë, për vitin 2018.

Ky publikim ofron të dhëna statistikore për kushtet e jetesës së ekonomive familjare në Kosovë dhe për çështjet e tjera të ngjashme, që kanë të bëjnë me standardin jetësor.

Sipas rezultateve të dala nga ky publikim, rezulton se mesatarja e numrit të dhomave për një ekonomi familjare në Kosovë ishte 4.39 dhoma, ku 4.38 ishte mesatarja e dhomave në zonat urbane, ndërsa 4.40 mesatarja e dhomave në zonat rurale.

Një anëtar në ekonomitë familjare në Kosovë kishte në dispozicion 0.85 dhoma, d.m.th. më pak se 1 dhomë për person.

Në zonat urbane ishte 0.86 dhoma, ndërsa në zonat rurale ishte 0.83 dhoma.

Nga kjo rezulton se 93.1% e ekonomive familjare kishin në pronësi, me akt ligjor, shtëpitë apo banesat; 4.7% e ekonomive familjare kishin në pronësi, me akt ligjor, por ishin duke paguar kredi; 0.5% e ekonomive familjare ishin qiramarrës ose nën qiramarrje, që paguajnë qira me normën e tregut;  për 0.4% të ekonomive familjare akomodimi është marrë me qira me një çmim më të ulët të tregut; ndërsa për 1.3% të ekonomive familjare akomodimi ofrohet falas.

Shpenzimet për strehim dhe banim për 53.4% të ekonomive familjare paraqesin barrë të rëndë; për 36.5% të ekonomive familjare këto shpenzime paraqesin barrë të lehtë; përderisa për 10.1% të ekonomive familare nuk paraqesin barrë financiare.

Shpenzimet e një jave pushimi, larg shtëpisë, janë të përballueshme për 30.5% të ekonomive familjare në Kosovë, përderisa për 69.5% të ekonomive familjare shpenzimet e tilla ishin të papërballueshme.

Ndërkaq, një shpenzim i papritur prej 100 Eurosh, ishte i përballueshëm për 52.7% të ekonomive familjare në Kosovë, përderisa për 47.3% të ekonomive familjare ky shpenzim ishte i papërballueshëm të paguhej prej burimeve vetanake.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)