26 Dhjetor 2024

Shpenzimet për mbrojtësit e të akuzuarve të Speciales po mbahen fshehtë në mënyrë të kundërligjshme

Prishtinë, 29 dhjetor - Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), me përkrahje të Departamentit të Shtetit Amerikan – Byrosë së Narkotikëve Ndërkombëtar dhe Çështjeve të Zbatimit të Ligjit (INL) dhe NED-it, të martën, ka mbajtur konferencë për media, në të cilën ka publikuar raportin “Fshehja e kundërligjshme e shpenzimeve publike për mbrojtësit e speciales”.

Ky raport është rezultat i analizës së kornizës kushtetuese dhe ligjore lidhur me shpenzimet e parave publike për Mbrojtjen Juridike dhe Mbështetjen Financiare të Personave të Akuzuar në Dhomat e Specializuara në Hagë.

Hulumtuesi i lartë në IKD, Yll Zekaj tha se Kuvendi i Kosovës me aprovimin e Ligjit për Mbrojtjen Juridike dhe Mbështetjen Financiare të Personave të Akuzuar pranë Dhomave të Specializuara ka pas qëllim garantimin e një mbrojtje efikase dhe efektive të akuzuarve potencial, për çka nga Buxheti i Kosovës çdo vit ndahen mjete financiare për mbulimin e shpenzimeve te mbrojtjes dhe shpenzimet tjera përcjellëse për te akuzuarit.

Sipas Zekajt, Qeveria e Kosovës duhet që të jetë transaprente për shpenzimet e këtyre mjeteve, marr parasysh se vetëm gjatë këtij viti janë ndarë  20 milionë euro për këtë kategori.

Zekaj kërkoi edhe nga Kuvendi i Kosovës që të luaj rolin e tij mbikëqyrës që tërë procesi i shpenzimeve të mjeteve nga Buxheti për mbulimin e shpenzimeve të të akuzuarve të bëhet në mënyrë transprente.  

Ndërsa, hulumtuesi Lavdim Bajraktari tha se përveç shumës së mjeteve të ndara, Ministria e Drejtësisë (MD) ka vendosur që krejt dokumentacionin lidhur me këto shpenzime ta mbaj të fshehur nga publiku.

Sipas Bajraktarit, qasja e tillë e MD-së, bie në kundërshtim me parimet e vendosura nga Kushtetuta e Kosovës, e cila përcakton se shpenzimet publike duhet të bazohen në parimet e llogaridhënies, efektshmërisë, efikasitetit dhe transparencës.

Gjithashtu, Bajraktari tha se nuk qëndron arsyetimi i MD-së se një vendim i ish-kryeministrit Ramush Haradinaj e ndalon qasjen në dokumente lidhur me shpenzimet për mbrojtësit e të akuzuarve të Speciales, pasi sipas tij, vendimi në fjalë në mënyrë eksplicite i ka përjashtuar nga të qenit sekret, informacionet lidhur me këto shpenzime.

Po ashtu, Bajraktari shtoi se qasja e MD-së për mbajtjen fshehtë të shpenzimeve, nuk gjen bazë as në Ligjin për Mbrojtjen Juridike dhe Mbështetjen Financiare të Personave të Akuzuar e as në Ligjin për Klasifikimin e Informacioneve dhe Verfikimin e Sigurisë.

I njëjti shtoi se mbajtja e fshehur e këtyre informacioneve dhe dokumenteve, e dëmton transparencën dhe llogaridhënien e institucioneve publike përkitazi me shpenzimin e parasë publike dhe mund t’i hap rrugë edhe trajtimit të pabarabartë të akuzuarve dhe mundësisë së abuzimit me paranë publike.

Ndërsa, hulumtuesja Tringa Ramadani tha se Qeveria e Kosovës duhet të sigurohet që krejt procesi i mbrojtjes juridike dhe mbështetjes financiare të akuzuarve në proceset gjyqësore në dhomat e specializuara ta bëj duke u bazuar në parimet e transparencës, llogaridhënies dhe barazisë.

E njëjta tha se Qeveria duhet të sigurohet që të akuzuarit të trajtohen në mënyrë të barabartë e jo në mënyrë selektive dhe për pasojë të krijohen të akuzuar të “privilegjuar” në këtë aspekt.

Për këtë arsye, Ramadani tha se IKD i ka rekomanduar Qeverisë që t’i bëj publike të gjitha dokumentet që ndërlidhen me asistencën financiare që u jepet të akuzuarve nga fondet publike të Kosovës.

Për më tepër gjeni të bashkangjitur raportin e plotë si dhe fotot nga konferenca për media e IKD-së.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)