15 Nëntor 2024

Shpenzimet globale ushtarake janë rritur 1 për qind

Stokholm, 5 prill - Instituti i Kërkimeve për Paqe Ndërkombëtare me seli në Stokholm (SIPRI) ka vlerësuar se shpenzimet ushtarake globale janë rritur për 1% në vitin 2015, dhe kanë arritur në 1,670 miliardë dollarë, që paraqet rritjen e parë në botë prej vitit 2011.

Sikur edhe në vitet e kaluara, Shtetet e Bashkuara dhe Kina mbesin në krye të listës së shpenzuesve të mëdhenjë ushtarakë, edhe në vitin 2015.

Në këtë aspekt, shpenzimet e Shteteve të Bashkuara janë 596 miliardë, ndërsa ato të Kinës 215 miliardë dollarë.

Konsiderohet se shpenzimet e Shteteve të Bashkuara paraqesin më tepër se një të tretën e shpenzimeve globale ushtarake.

Shpenzimet ushtarake të Rusisë, po ashtu, janë rritur në mënyrë substanciale për 7.5%, duke arritur në 66 miliardë dollarë.

Rritje të madhe ka shënuar edhe Arabia Saudite, e cila gjatë 10 viteve të kaluara gati e ka dyfishuar buxhetin.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)