19 Nëntor 2024

Shpenzimet e qeverisë amerikane tejkalojnë të ardhurat e buxhetit

Washington, 28 gusht - Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) po përballen me afate të reja financiare në javët e ardhshme, sepse u nevojitet të financojnë qeverinë për vitin fiskal që fillon në tetor, dhe pastaj të rrisin kufirin e vendit për huamarrjen.

Qeveria amerikane tha dje se nuk do të ketë më kompetencë për të marrë hua në mesin e tetorit, ndërsa i afrohet tavanit aktual borxhit prej 16,7 triliardë dollarësh.

Kjo do të ndodhë rreth dy javë pasi Kongresit dhe Shtëpisë së Bardhë do t’u duhet të bien dakort mbi një plan vjetor shpenzimesh për vitin fiskal që fillon me 1 tetor, edhe pse presidenti Barack Obama dhe ligjvënësit mund të përpiqen për një marrëveshje afatshkurtër dhe t’i shtyjnë vendimet përfundimtare për muajt e ardhshëm të këtij viti.

Ministri amerikan i Financave, Jack Lew, paralajmëroi anëtarët e Kongresit se aty nga mesi i tetorit qeveria nuk do të ketë më fonde për të paguar borxhet, nëse niveli maksimal i borxhit nuk do të rritet.

Siç thekson Lew në letrën e tij drejtuar Spikerit të Kongresit Amerikan, John Boehner, në rast të kundërt tregjet financiare mund të dështojnë dhe ekonomia do të minohet.

Kohët e fundit shpenzimet e qeverisë amerikane i tejkalojnë ndjeshëm të ardhurat që hyjnë në arkën e shtetit.

Për këtë shkak republikanët kërkojnë nga Barack Obama reduktimin drastik të shpenzimeve para se qeveria të aprovojë çdo lloj rritje të tavanit të borxhit shtetëror.

Nëse nuk do të arrihet një marrëveshje për këto çështje, qeveria mund të mbyllet pjesërisht dhe më vonë nuk do të ketë fonde të mjaftueshme për të paguar detyrimet e saj.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)