20 Nëntor 2024

Shpenzimet e Gjermanisë në Afganistan rriten për 900 milionë euro

Berlin, 12 gusht - Që nga koha kur Gjermania ka vendosur ushtarët e vet në Afganistan, shpenzimet për këtë vend janë rritur dukshëm.

Sipas një raporti të gazetës "Hendlezbelat", trupat gjermane të ISAF në Afganistan kanë shpenzuar rreth 900 milionë euro më shumë se sa që parashikohej.

Ky raport u publikua si përgjigje ndaj kërkesës së fraksionit të majtë gjerman, të cilët kanë kërkuar publikimin e kostos së shpenzimeve gjatë kohës që ushtarët gjerman kanë qëndruar në Afganistan.

Ndërsa Tomas Dej, ministri gjerman i mbrojtjes, është munduar të arsyetoj këtë kërkesë me qëndrimin e gjatë të ushtarëve në Afganistan dhe ka deklaruar se pas vitit 2014 është vendosur që gjermanët do të marrin vetëm përgjegjësinë për trajnimin dhe këshillimin e ushtarëve afganë.

Gjermania pas SHBA dhe Francës, është vendi i cili ka më së shumti prani ushtarake në Afganistan.

Angela Merkel, kancelarja gjermane, para disa muajve pas qëndrimit të saj në Afganistan, ka deklaruar se pas kryerjes së misionit të NATO-s në vitin 2014, të gjitha forcat ushtarake gjermane do të tërhiqen nga Afganistani.

Gjermania është njëra ndër anëtaret kryesore të NATO-s, që ka luajtur rol aktiv pas pushtimit të Afganistanit dhe është vendi i cili gjatë negociatave me SHBA, ka qenë për vazhdimin e misionit të kësaj force në Afganistan, dhe ka këmbëngulur që deri në përfundim të misionit të forcave ISAF në vitin 2014, të gjitha forcat e NATO-s të tërhiqen nga Afganistani dhe të mbeten vetëm një mision këshillues dhe trajnues.

Gjermania si një nga anëtarët kryesor të NATO-s në Afganistan, është ballafaquar me vështirësi edhe sa i përket qëndrimit të saj për vazhdimin e misionit edhe pas vitit 2014, për trajnimin dhe këshillimin e ushtarëve afganë.

Për këtë arsye, partitë opozitare në Gjermani kanë ashpërsuar kritikat ndaj koalicionit qeveritar gjerman, duke kundërshtuar numrin e ushtarëve të vrarë në këtë vend si dhe koston e lartë të shpenzimeve.

Për këtë arsye, edhe përkundër rritjes së presionit nga ana e opozitës gjermane, kancelarja gjermane, Angela Merkel përkrah politikat e SHBA rreth vazhdimit të misionit të kësaj force ushtarake ndërkombëtare në Afganistan.

Nga ana tjetër, pritet që në zgjedhjet parlamentare që do të mbahen në muajin shtator të këtij viti, opozita gjermane të drejtojë kritika të ashpra ndaj politikave të koalicionit qeveritar gjerman, sidomos rreth shpenzimeve të larta ushtarake në dhe padyshim se kancelaria Anglea Merkel duhet të jetë e gatshme për t'iu përgjigjur këtyre presioneve, të cilat pritet edhe të ulin popullaritetin e saj. Natyrisht se një gjë e tillë nuk do të jetë e lehtë për Angela Merkel.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)