Shpendi `kurdis` tender
Prishtinë, 17 tetor - Komuna e Prishtinës, e cila udhëhiqet nga Shpend Ahmeti, po ia përgatit një tender të madh kompanisë `Kreativ`
Komuna e Prishtinës, e cila udhëhiqet nga Shpend Ahmeti, po ia përgatit një tender të madh kompanisë Kreativ, duke ia përshkruar në dosje pikë për pikë, emrin, madhësinë, si dhe trashësinë e pllakës që do të vendoset mbi platenë e lagjes Dardania në kryeqytet.
Të premten (sot) do të hapen ofertat e kompanive konkurruese, edhe pse fituesi i mundshëm po përflitet paraprakisht, përkatësisht kompania Kreativ me pronar Virtyt Deçanin.
Sipas dosjes së tenderit, të siguruar nga gazeta Zëri, Komuna e Prishtinës ka specifikuar llojin e pllakave që do të vendosen në këtë hapësirë. Pllakat e kërkuara nga ky institucion buxhetor në parallogari janë specifikuar si: Bluenorte Gris dhe me dimensione 20 mm, 61 X 61 cm, me ngjitës fleksibil, me fuga 4-5 mm, të plotësuara me material elastik.
/zeri/