Shpalosën të gjeturat e transparencës se komunave në prokurim publik
Prishtinë, 15 gusht - Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) / Transparency International Kosova, së bashku me aktivitetin e USAID-it për komuna transparente, efektive dhe llogaridhënëse, organizojnë tryezën e rrumbullakët gjatë të cilës do të shpalosën të gjeturat e hulumtimit mbi transparencën e komunave të Kosovës në prokurim publik, për vitin 2018.
Projekti “Indeksi i transparencës në prokurim publik për komunat e Kosovës për 2018” është zhvilluar nga KDI/TIK dhe është mbështetur nga aktiviteti i USAID-it për komuna transparente, efektive dhe llogaridhënëse.