27 Dhjetor 2024

Shpallet fituesi i garës digjitale për tatime

Prishtinë, 14 tetor - Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) ka njoftuar se ka përfunduar raundi i parë i garës digjitale për nxënësit e shkollave publike të arsimit fillore, temë e së cilës ishte se si mund ta përmirëson të ardhmen pagesa e tatimeve.

Sipas kritereve të parapara të kësaj gare kanë aplikuar një numër i konsiderueshme i nxënësve, ku secili projekt ka qenë me interesant se tjetri, mirëpo nga votat e grumbulluara në faqen e garës në facebook, është përzgjedh punimi i nxënësit Arb Gjikolla nga shkolla “Asdreni në Pejë, punimi i të cilit kishte gjithsejtë 750 vota.

Administrata Tatimore e Kosovës, Banka Botërore dhe Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ)- Projekti Qeverisja Financiare e Mirë , falënderojnë gjithë pjesëmarrësit e garës, si dhe gjithë ata të cilët përmes votimit kontribuan në përzgjedhjen e fituesit.

Po ashtu, njoftoj të gjitha komunat të cilat nuk kanë qenë pjesë e këtij rundi, se do të njoftohen në kohë për fillimin e raundit të dytë të garës, në të cilin do të jenë pjesë nxënësit e shkollave të tyre.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)