Shpallen fituesit e garës për ide biznesi të gjelbëra dhe inovative
Prishtinë, 4 qershor - Në kuadër të konkursit Ide Biznesi - Të Gjelbërta dhe Inovative 2015 të organizuar për të tretën herë rradhazi nga FIQ, Komisioni pëzgjedhës, i përbërë nga ekspertë të fushave të ndryshme, ka përzgjedhur 3 idetë fituese të garës kombëtare.
Fituesit janë:
1. Havushe Bajrami-Bunjaku 99 Lule Prodhimi i çajrave dhe bimëve aromatike dhe mjekuese nga gratë kryefamiljare që vijnë nga familje me asistenë sociale dhe që jetojnë në viset malore në fshatrat rreth Liqenit të Badovcit.
2. Rron Ceka formon Krijim inovativ i printerit 3D, ku në vend të plastikës klasike të rrezikshme dhe të dëmshme për ambientin, përdorë si lënd të parë plastikën biodegraduese e fituar nga përzierja e niseshtes së grurit dhe patates.
3. Ymer Dullaj EkoFerma - Krijimi i një modeli të suksesshëm për fermat në gjithë Kosovën me qëllim kursimin e energjisë elektrike, mbrojtjen e ambientit dhe rritjen e të ardhurave nëpërmjet përdorimit të biogazit që prodhohet nga mbejtet e pulave, si energji alternative.
Të tre fituesit do të përfitojnë nga një start-up grant në vlerë prej 2,500 nga Raiffeisen Bank Kosovo, si partnerë të FIQ-it në kuadër të këtij projekti. Gjithashtu, tre idetë fituese nën mbështetjen e Forumit për Iniciativa Qytetare do të vazhdojnë për në garën rajonale të organizuar nga Rockefeller Brothers Fund në Kosovë, në Korrik të këtij viti, ku do të konkurrojnë për 3 çmimet e para në rajon, që ndahen në vlerë prej 10,000 USD.
FIQ i uron fituesit, dhe do të angazhohet për të punuar edhe me finalistët tjerë në mënyrë që idetë e tyre ti vënë në zbatim duke sjellë një zhvillim ekonomik, social dhe mjedisor në vendin tonë