16 Janar 2025

Shpallën 100 kompanitë më të mira shqiptare nga Maqedonia

Shkup, 6  dhjetor - Në kuadër të përmbylljes së projektit “Javët e Biznesit Kombëtar”, Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri Perëndimore dhe Aleanca Kosovare e Bizneseve, i shpallën 100 kompanitë më të mira shqiptare nga Maqedonia prej të cilave dhe 10 topë kompanive kombëtare iu ndanë mirënjohje.

Agim Shahini, kryetar i Aleancës Kosovare të Bizneseve, tha se kjo ngjarje është e veçantë dhe tradicionale. Bizneset shqiptare nga Maqedonia, sot kanë partner nga e gjithë bota, e në veçanti nga Kosova, sepse kështu e kërkon tregu, nevoja dhe kështu e kërkon zëri për bashkim  e zëri i Evropës për intgrim edhe pse ne kemi ngec pak prapa.  

“Kemi shpresa se ekonomia e  bizneset shqiptare, do ti rrënojnë të gjithë kufijtë, të cilët padrejtësisht janë vënë ndër shqiptarët. 100 vjet pavarësi, një rrugëtim i gjatë  dhe mund dhe një falënderim shkon për ata që na mundësuan këtë dhe do të përkulemi para tyre, sepse ne sot jemi të lirë të festojmë dhe bashkëpunojmë në gjitha fushat e sidomos në atë ekonomike dhe të ndajmë mirënjohje për të gjithë ata që po kontribuojnë sot  dhe po kontribujonë për shtetin”, tha Agim Shahini.

Ai shtoi se nga ana tjetër shteti duhet të jetë më i vëmendshëm për të krijuar lehtësira për zhvillim ekonomik dhe ngritjen e bizneseve. 

Sipas tij ato shtete të cilat krijojnë politika të mira, kanë vizion për zhvillim ekonomik. Edhe Maqedonia, Kosova dhe Shqipëria e vende tjera janë në një konkurencë të vështirë dhe të padrejtë.

“Javët e Biznesit Kombëtar”, është në përfundim, në fazën e ndarjes së mirënjohjeve për 100 kompanitë kombëtare dhe po vazhdon dhe në viset tjera kombëtare. Ku 10 kompani sot do të jenë topë kompanitë më të mira dhe kjo do të jetë një simbolikë  ku për herë të parë marrin shpërblime në kuadër të 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë.  Ai shtoi se kur nisen me realizimin e projektit nuk e kishin të vështirë të gjejnë partner ku OEMVP dhe partner tjera nga viset tjera iu përgjigjen ftesës së AKB-së  dhe projekti nisi me 17 shkurt  ditën e përvjetorit të shpalljes së pavarësisë së Kosovës  dhe po vazhdon. Projekti u realizua në gjitha viset shqiptare.

Kreu i AKB-së i ndau mirënjohje kryetarit të OEMVP-së  Menderes Kuçit, ku në pllakën e kristalt është mbishkrimi 100 dhe ka 100 mesazhe nga të gjitha trojet shqiptare dhe 100 dëshira për bizneset dhe sjell 100 urime për 100 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë.  Ai po ashtu falënderoi të gjitha bizneset kombëtare në përkrahjen e projektit kombëtar “Javët e Biznesit Kombëtar”.

Menderes Kuçi, kryetar i Odës Ekonomke të Maqedonisë Veri Perëndimore, tha se të gjithë kanë merita  të veçanta  për manifestimin “Top  100”  në frymën e bashkëpunimit kombëtar, ku po shpallen 100 kompanitë më të mira shqiptare në Maqedoni dhe po përmbyllet projekti “Javët e Biznesit Kombëtar”.

“Ky projekt kishte qëllim vetëdijësimin e konsumatorëve që të blejnë prodhimet kombëtare dhe ia arritëm qëllimit. Duke përkrahur vetëveten, përkrahim edhe të tjerët”, tha Kuçi. Sipas tij bizneset shqiptare po zvillohen edhe përkundër barrierave dhe sfidave.  Ai shtoi se projekti “Javët e Biznesit Kombëtar”, kishte edhe mbështejen e fuqishme të presidentit të Maqedonisë dhe uroj që bizneset të ecin përpara.

Valon Saraçini, ministër i Ekonomisë dhe Financave të Maqedonisë, tha se shpallja e 100 kompanive më të mira shqiptare në Maqedoni bëhet për herë të dytë dhe kjo ka rëndësi të madhe dhe pasqyron   zhvillimin ekonomik shqiptar.

“Rezutatet e arritura të kompanive shqiptare në Maqedoni janë të larta edhe për kundër krizës ekonomike që ka prekur shumë shtete. Kompanitë shqiptare kanë vision zhvillimi dhe nga këto 100 kompanit shqiptare janë përfituar mbi 500 milionë euro, ku dhe në të cilat janë punësuar 25 për qind e popullaës”, tha ministri Saraçini.

Sipas tij edhe pse kriza është një problem serioz , po punojnë  në të gjitha aspektet  për krijimin e lehtësirave për bizneset dhe zhvillimin ekonomik.  Ministri Valon Saraçini, u premtoi  biznesit përkrahje të fuqishme.     

Në këtë ceremoni ishin të pranishëm edhe zyrtar të latë  shtetëror, ata nga të gjitha viset shqiptare,  amabsador, e zyrtarë e biznese të ndryshme.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)