03 Maj 2024

Shoqatat e biznesit të bëhen pjesë e strategjive institucionale

Prishtinë, 16 maj - Shoqatat e biznesit po bëhen pjesë e përgatitjes dhe implementimit të dokumenteve institucionale të cilat synojnë përmirësimin e pozitës të sektorit privat.

Iniciativa e fundit e Qeverisë për themelimin e Këshillit Kombëtar për Zhvillim Ekonomik (KKZHE) i ka bërë shoqatat e biznesit pjesë integrale të ekipit, duke përfshirë edhe Odën Ekonomike të Kosovës (OEK), Aleancën Kosovare të Bizneseve (AKB) dhe Odën Ekonomike Amerikane (OEAK).

“Sektori privat duhet të jetë pjesë e vendimmarrjes dhe ne, si shoqata biznesi, kemi pritur shumë gjatë për këtë mundësi,” thotë Arian Zeka nga OEAK. Ky është një hap i mirë drejt Dialogut Publiko-Privat në Kosovë. KKZHE do të japë rekomandime për drejtimin e procesit të zhvillimit ekonomik në Kosovë. 

Sipas  Ruzhdi Halilit, Drejtor i Zyrës për Planifikim Strategjik në kuadër të Zyrës së Kryeministrit, qeveria është në proces të rishikimit të dokumentit tw miratuar vitin e kaluar nga qeveria, Vizioni për Zhvillimin Ekonomik – 2014, i cili do të bëhet platformë për zhvillimin e politikave ekonomike.

Ndërsa këtë vit ka filluar implementimi i Strategjisë për zhvillimin e Ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, që është një kornizë që përcakton veprimet e institucioneve për zhvillimin ekonomik në përgjithësi dhe për zhvillimin e sektorit privat në veçanti.


Deri më tani shoqatat e bizneseve janë ndier të përjashtuara nga tw gjitha strategjitw shtetërore që synojnë në një formë apo tjetër sektorin privat ose zhvillimin ekonomik.
Rëndësia e këtyre dokumenteve strategjike njihet nga të gjitha shoqatat e biznesit, mirëpo ato mbeten skeptike sa i përket mundësisë për implementimin e këtyre strategjive.

Ardiana Gashi, Drejtoreshë e Departamentit për Politika dhe Analiza Ekonomike në OEK thekson se ka një mospërputhje në mes të numrit të aktiviteteve në kuadër të strategjive dhe buxheteve në dispozicion për implementim.
 
Vjollca Çavolli, Drejtoreshë Ekzekutive e Shoqatës për Teknologji të Informacionit dhe Komunikimit të Kosovës (STIKK), thekson se është e rëndësishme që shoqata të përfshihet në dokumentet strategjike meqë ky sektor përfshin shumë fusha në ekonominë vendore. Ajo shton se këto dokumente nuk duhet të jenë statike por duhet të përditësohen vazhdimisht. 

Qëndrimi i shoqatave të biznesit për dokumentet strategjike është nxjerrë pas takimit mes përfaqësuesve të shoqatave dhe atyre të institucioneve mundësuar nga Projekti Përkrahja e zhvillimit të sektorit privat në Kosovë, financuar nga UKaid.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)