17 Nëntor 2024

Shoqata "Nëna Terezë" përuroi 6 shtëpi për familjet e pastreha

Prishtinë, 29 shtator - Shoqata Humanitare dhe Bamirëse e Kosovës Nëna Terezë dhe Shoqata Nëna Terezë e Zvicrës bënë dorëzimin e çelësave të 6 shtëpive të ndërtuara për 6 familje të pa streha në disa nga komunat e Kosovës.

Me vite të tëra këto familje nga komuna e Prizrenit, Gjakovës, Klinës, Skenderajit, Vitisë, dhe Fushë Kosovës, kanë jetuar në kushte të mjerueshme dhe të papërballueshme për jetesë.

Pas identifikimit në terren nga koordinatorët e Shoqatës Nëna Terezë, këtë verë këto familje u bënë pjesë e Programit të Ndërtimit 2014, donator i të cilit është Shoqata Nëna Terezë në Zvicër, e që ka për qëllim sigurimin e  kushteve minimale për jetë për familjet e pastrehë të Kosovës.

Drejtori i Shoqatës Nëna Terezë, Zef Shala, është shprehur se përkrahja infrastrukturore për familje skamnore është pjesë e aktiviteteve të Shoqatës Nëna Terezë tashmë qe disa vite. “Në skemën për përkrahje infrastrukturore, Shoqata Nëna Terezë posedon një dosje të ngjeshur me kërkesa të ndryshme.

Përveç projekteve sociale në ndihmë të familjeve nevojtare - në gjëra ushqimore, jo ushqimore dhe veshmbathje - ne zhvillojmë edhe projekte ndërtimi për familjet që kanë mbetur pa shtëpi. Edhe në këtë vit, duke iu falenderuar donacionit nga Shoqata Nëna Terezë Zvicër dhe miqve të tjerë, që nga muaji Prill kemi ndërtuar gjashtë (6) shtëpi të reja për familjet nevojtare kosovare.”

Përfaqësuesi nga Shoqata Nëna Terezë në Zvicër, Vilson Spaqi, ka thënë se kërkesat për një strehim apo kulm mbi kokë janë duke u rritur. “Shoqata Nëna Terezë me seli në Zvicër, që nga koha e pasluftës e gjerë më tani ka ndërtuar mbi 70 shtëpi për familjet nevojtare në Kosovë.

Përmes nesh, si Shoqata Nëna Terezë në Zvicër, me përkrahjen e Kuvendeve Komunale dhe njerëzve vullnetmirë, kemi arritur që edhe këtë vit të ndërtojmë gjashtë shtëpi për familjet kosovare që jetonin në kushte të vështira. Puna dhe kontributi ynë nuk do të ndalojë, dhe me fondet që i posedojmë, familjet kosovare do të ndihmohen në vazhdimësi; jo vetëm përmes këtij projekti, por edhe përmes projekteve të ndryshme humanitare që ne i zhvillojmë, gjithmonë në bashkëpunim me Shoqatën Nëna Terezë Kosovë,” u shpreh Spaqi.

Familjet përfituese të këtij programi u shprehën falenderuese për faktin qe Shoqata Nëna Terezë e Kosovës dhe ajo e Zvicrës i kanë ofruar mbështetje, kështu duke iu siguruar kushte më të mira për jetesë.

Familja përfituese  nga Komuna e Klinës, e gëzuar dhe me emocione u shpreh: “Ka shumë raste në Kosovë të cilat meritojnë të iu ndërtohet shtëpia, pasi që jetojnë në kushte të rënda. Edhe ata presin me padurim se ndoshta një ditë do t’iu mundësohet që të kenë një shtëpi. Ne jemi me fat që kemi përfituar nga ky projekt dhe kemi mundësinë të jetojmë në mënyrë të dinjitetshme, për vete dhe për fëmijët tanë.”

Një nga shtyllat e misionit të Shoqatës Nëna Terezë është sigurimi i strehimit themelor për familjet që jetojnë në varfëri të skajshme, veçanërisht në kushte të rënda të banimit, andaj ky projekt, me shpresë në rritjen e më shumë fondeve, do të vazhdoj të zhvillohet edhe në të ardhmen.

Deri më tani, përmes 5 qendrave regjionale dhe donatorëve zemërgjerë, Shoqata Nëna Terezë përkrahë mbi 6000 familje në nevojë, pa marrë parasyshë përkatësinë e tyre etnike apo fetare. Si gjithmonë, inkurajohen donatorë të ndryshem, si dhe vetë qytetarët të jenë pjesë e këtyre iniciativave, dhe të kontribuojnë në të mirë të familjeve nevojtare anembanë Kosovës të cilët kanë nevojë për ndihmë të vazhdueshme.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)