Shoqata Nëna Terezë nga Zvicra bënë me shtëpi Tafi Stranën
Mitrovicë, 24 tetor - Shoqata Nëna Terezë nga Zvicra, ka bërë me shtëpi të re familjen pesë anëtarësh të Tafil Stranës në Mitrovicë. Gëzimi i familjes me rastin e marrjes së çelësave dhe hyrjes në shtëpi ishte i pa përshkruar.
Por shume të gëzuar u ndien të gëzuar dhe veprimtarët e Shoqatës Nëna Terezë, Zef Shala, Daniel Rozaj e Mustafë Ademaj, në krye me humanistin dhe veprimtarin e madh Don Lush Gjregji, si dhe drejtori i Drejtorisë së Urbanizmit në komunën e Mitrovicës, Sami Zeka, që ishin të pranishëm me rastin e dorëzimit të çelësave familjes Strana.
Veprimtari dhe humanisti Don Lush Gjergji, pasi ia dorëzoi çelësat e shtëpisë pronarit të ri, tha se elementi bazë për të pas një jetë normale është shtëpia, andaj të gjithë duhet të jemi të gëzuar që një familje, që nuk kishte mundësi të siguroj vetë këtë, po bëhet me shtëpi falë njerëzve vullnetmirë nga Zvicra.
Shoqata jonë nga Zvicra është duke bërë një punë të mrekullueshme dhe është shumë e përkushtuar që të ndihmoj njerëzit në nevojë në Kosovë, duke mbledhur donacione në Zvicër nga njerëz që nuk janë shqiptarë dhe duke ndërtuar këtu shtëpi për të strehuar familje të tëra që jetojnë në kushte të vështira. Ne u jemi mirënjohës drejtuesve të Shoqatës Nëna Terezë në Zvicër dhe të gjithë donatorëve që nuk po kursejnë për të ndihmuar njerëzit që kanë nevojë. Familjes Strana i uroj jetë të lumtur e të mbarë në shtëpinë e re, tha Don Lush Gjegji ndër të tjera.
A me këtë rast i dhuroi zotit të shtëpisë, takilit, Librin e tij të fundit, për të cilin tha se ende nuk ka dalë në opinion, në të cilën janë të përfshirë 40 personalitete të famshme e të fuqishme, që kanë kontribuua për Kosovën dhe shqiptarët në përgjithësi.
familjen Strana e uruan për shtëpinë e re dhe i dëshiruan jetë të pabrenga në të edhe Shala, Rozaj, Zeka dhe Ademi.
Ndërkaq, pronari i ri i shtëpisë, Tafil Strana, i emocionuar dhe i gëzuar që u bë me shtëpi të re, falënderoi të gjithë të pranishmit, në veçanti humanistin Don Lush Gjegji, por edhe donatorët zviceran, për siç tha ai, realizimin e ëndrrës për të pas një shtëpi për ti strehuar familjarët.
Nuk kam fjalë për të ju falënderuar juve zotërinj të nderuar që jeni këtu dhe ata që nuk janë. Nuk kam mundësi as të ua kthej këtë të mirë që po më bëni. Vetëm Zoti është ai që mund të ju shpërblej për bamirësinë tuaj, tha Tafili.