16 Nëntor 2024

Shoqata Nëna Terezë ndihmon familjet nevojtare në vetëpunësim

Prishtinë, 5 gusht - Shoqata Humanitare dhe Bamirëse e Kosovës Nëna Terezë në partneritet me Qendrën për Mbrojtjen e Gruas dhe Fëmijës në Kosovë, është në fazën e implementimit të projektit “Krijimi i vetëpunësimit për gratë dhe familjet rurale” mbështetur bujarisht nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, projekt i cili do të zgjasë 16 muaj.

Projekti “Krijimi i vetëpunësimit për gratë dhe familjet rurale” ka për qëllim të kontribuoj në promovimin e granteve ndërmarrëse të vogla për familjet në Kosovë, si qëllim të fuqizimit të grave dhe familjeve të margjinalizuara, dhe të nxitjes së rritjes ekonomike në regjion.\"

\"Përmes këtij projekti të mbështetur nga Zyra e Bashkimit Evropian, do të përkrahen 60 familje të margjinalizuara, pra gratë dhe familjet me të hyra të pakta, në stimulimin e bletëve, serrave dhe dhive në komunat e Prizrenit, Vushtrisë, Vitisë, Mitrovicës and Dragashit.

Gjerë më tani, janë shpërndarë 20 serra tek familjet përfituese, me pajisjet përcjellëse të tilla si: fidane (speca, domate, tranguj), pompa spërkatëse dhe sistem të ujitjes. Njëheri, është bërë dhe shpërndarja e 100 koshereve me bletë, dhe 100 krerë dhi.

Njëri nga përfituesit e këtij projekti, Z. Ramadan Bala nga fshati Zabërgj u shpreh: “Jam aq i kënaqur që jam pjesë e këtij projekti, sa që çdo mëngjes kur zgjohem, nga dëshira e madhe për bletët, ulem pranë tyre duke i soditur dhe biseduar me to. Duke i’u falenderuar këtij projekti, unë kam mjaftueshëm koshere nën përkujdesje, të cilat më mjaftojnë për të siguruar të hyra të tjera për familjen time.”

Partnerët e këtij projekti, Drejtori Ekzekutiv i Shoqatës Nëna Terezë, Zef Shala, dhe Drejtoresha Ekzekutive e Qendrës për Mbrojtjen e Gruas dhe Fëmijës, Naime Sherifi, shprehen falenderues ndaj Zyres së Bashkimit Evropian, të cilët kanë hapur dyert për Shoqata të ndryshme joqeveritare, të cilat si synim kryesor kanë asistimin e familjeve nevojtare anembane Kosovës.

Përmes këtij projekti, synohet zhvillimi i ekonomisë familjare, dhe zhvillimi rural në Kosovë, ku dhe njëherit, zbutet shpërngulja e banorëve nga regjionet e ndryshme anembanë Kosovës.
  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)