Shoqata Nëna Terezë kontribuon në uljen e presionit migrues
Prishtinë, 15 mars - Shoqata Humanitare Bëmirëse "Nëna Terezë" në bashkpunim me Caritas Austria, është në implementim e sipër të projektit Kthimi në shtepi Back Home and now what? dedikuar kthimit dhe reintegrimit të të kthyerve nga Austria.
Qëllimi i përgjithshëm projektit është të kontribuojë në uljen e presionit migrues në Kosovë dhe të kujdeset për ri-integrimin e popullatës së Kosovës përmes krijimit të aktiviteteve të qëndrueshme ekonomike dhe rritjen e mirëqenies të 100 personave të kthyer dhe 20 familjeve të rrezikuara sociale. Zonat e synuara janë ato të cilat janë prekur shumë nga vala e emigrimit në fund të vitit 2014 / fillim të vitit 2015 (zonat përreth Mitrovicës, Gjilanit, Ferizaj dhe Prishtinë).
Drejtori i Shoqatës "Nëna Tereze" Zef Shala informon se është dhuruar granti i 66- të nga i cili janë duke u ofruar këshillime dhe trajnime plotësuese për mbarvajtjen e grantve,, njëkohesisht punëtorët tanë social janë duke monitoruar dhe progresin e tyre gjatë gjithë kohës.
Përveç granteve për vetpunësim, projekti mundëson edhe edukim profesional për të kthyerit, andaj momentalisht 54 përfituesit janë duke vijuar kursin profesional në Qendrat Profesional në Prishtinë, Ferizaj dhe Mitrovicë, dhe më tej do të përkrahen me subvencionim të pagave në kompani të ndryshme prodhuese, shtoi më tej Z. Shala.
Shoqata Nëna Terezë bashkpunon ngushtë me të gjithë akterët e përfshirë në proces të kthimit si në nivelin qendror ashtu edhe në nivelin lokal. Momentalisht është pjesë e Task grupit shtetëror në kuadër të Ministrisë e Punëve të Brendshme ku së bashku me organizata të tjera shtjellohen sfidat dhe shkembehën përvoja në të mire të avancimit të procesit të kthimit të qendrueshëm.
Gjithashtu, janë nënshkruar 19 Marrëveshje Mirëkuptimi më 19 Komuna të Kosovës. SHHBK Nënë Tereza (NT) është organizatë joqeveritare e themeluar që nga viti 1990. NT punon për zbutjen e varfërisë që nga rrënjët e saj. Pjesë jetike e përpjekjeve të vazhdueshme të organizates sonë janë projektet për të përmirësuar kushtet themelore të jetesës, siguruar mundesi në qasjes në kujdesin cilësor shëndetësor, edukim dhe ofrim të mundësive socio-ekonomike për të gjithë njerëzit në nevojë.
Projekti Back Home financohet nga Zyra Austriake për Zhvillim dhe implementohet nga Shoqata Nëna Tereze dhe Caritas Austria.