17 Nëntor 2024

Shoqata Nëna Terezë inaguron 6 shtëpi për familjet e pastreha

Prishtinë, 26 shtator - Shoqata Humanitare dhe Bamirëse e Kosovës Nëna Terezë dhe Shoqata Nëna Terezë e Zvicrës sot do të inagurojnë 6 shtëpi të ndërtuara për familjet e pastreha në disa nga komunat e Kosovës.

Me vite të tëra këto familje nga komuna e Prizrenit, Gjakovës, Klinës, Skenderajit, Vitisë, dhe Fushë Kosovës kanë jetuar në kushte të mjerueshme dhe të papërballueshme për jetesë.

Pas identifikimit në terren nga koordinatorët e Shoqatës Nëna Terezë, këtë verë këto familje u bënë pjesë e Programit të Ndërtimit 2014, donator i të cilit është Shoqata Nëna Terezë në Zvicër, e që ka për qëllim sigurimin e kushteve minimale për jetesë për familjet e pa strehë të Kosovës.

Qëllimi i këtij projekti është të ndihmohen familjet e pa streha të Kosovës - ata që janë në nevojë për ne.

Përvec projekteve sociale në ndihmë të familjeve nevojtare - në gjëra ushqimore, jo ushqimore dhe veshmbathje - që nga viti 2003, Shoqata Nëna Terezë zhvillon edhe projekte ndërtimi për familjet që kanë mbetur pa shtëpi e që jetojnë në kushte të rënda.

Edhe në këtë vit, duke iu falenderuar donacionit nga Shoqata Nëna Terezë Zvicër, që nga muaji Prill janë ndërtuar gjashtë (6) shtëpi të reja për familjet nevojtare kosovare.

Një nga shtyllat e misionit të Shoqatës Nëna Terezë është sigurimi i strehimit themelor për familjet që jetojnë në varfëri të skajshme, vecanarisht në kushte të rënda të banimit, andaj ky projekt, me shpresë në rritjen e më shumë fondeve, do të vazhdoj të zhvillohet edhe në të ardhmen.

Përmes 5 qendrave regjionale dhe donatorëve zemërgjerë, Shoqata Nëna Terezë përkrahë mbi 6000 familje në nevojë, pa marrë parasyshë përkatësinë e tyre etnike apo fetare.

Si gjithmonë, iu bëjmë thirrje të mbuloni ngjarjen pasi që ndihmon në rritjen e ndërgjegjësimit të qytetarëve për gjendjen e rëndë sociale që mbretëron në vendin tonë, gjithmonë duke theksuar se nga ky aktivitet humanitar u mbështeten dhe u ndihmuan familjet e varfëra kosovare. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)